Protesta kundër ndërtimit të minares së xhamisë në Ohër
maqedonia
Protesta kundër ndërtimit të minares së xhamisë në Ohër

Protesta kundër ndërtimit të minares së xhamisë në Ohër

Shkup, 15 mars - Anëtarët e Shoqatës qytetarë “Sovest” nga Ohri paralajmërojnë protesta nëse sipas tyre nuk ndalen aktivitetet ndërtimore për restaurimin e xhamisë së Ali Pashës në çarshinë e qytetit.

“Institucionet të zbatojnë rregullat ligjore dhe të mos lënë përgjegjësinë njëra tjetrës dhe në ndërkohë të vijojnë punimet antiligjore“, tha Tome Xhamtoski nga “Sovest”, njofton portali MKD.mk.

Xhamtoski sqaroi se sipas pikës 6 të miratimit duhet të ketë vendim ligjor për ndërtim.

“Këtë deri më tani nuk e ka pa askush dhe kjo për arsye që asnjë organ nuk ka dhënë vendim të tillë. Në vendimin e fundit nga Drejtoria për trashëgimi kulturore kërkohet që të ndalojnë punimet në xhaminë e Ali Pashës”, tha ai.

Xhamtoski paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk ndalojnë punimet, do të organizohen protesta për të shprehur pakënaqësinë ndaj punës antiligjore e cila, sipas tij po dëmton Ohrin dhe qytetarët e tij.

Nga kjo shoqatë thonë se nuk janë kundër restaurimin dhe rinovimit të xhamisë, e cila është monument kulturor, por janë kundër ndërtimit të minares 32 metra e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe për të cilën vlerësojnë që do të dëmtojë pjesën qendrore të Ohrit.

Ndryshe, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut kohë më parë njoftoi se është formuar Komisioni nga persona profesional që t’i inspektojë rrethanat në lidhje me restaurimin e Xhamisë Ali Pasha në Ohër, dhe se ai grup erdhi në përfundim se ministri i Kulturës nuk ka bazë që t’i ndërpret punimet, por i inkurajon të gjitha institucionet kompetente të veprojnë nëse ka indikacione për shkelje të procedurave ligjore.

© ZHURNAL 15.03.2019, 08:56 | B.M. | 3,905 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."