Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Traektorja”, “Monstra” dhe “Titanik 3” të PSP-së
maqedonia
Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Traektorja”, “Monstra” dhe “Titanik 3” të PSP-së

Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Traektorja”, “Monstra” dhe “Titanik 3” të PSP-së

Shkup, 15 mars - Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen  seanca të reja gjyqësore për lëndët “Traektorja”, “Monstra” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti “Traektorja” është në procedurë dëshmuese  dhe në të të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili dënohet në mungesë, ish ministri i Transpotit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime  me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër  i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro.

Në seancën e kaluar gjyqësore ishte nxjerrë dëshmi të materialeve, të propozuara nga PSP.

Rasti “Monstra” i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcit më 12 prill të vitit 2012 e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe është në procedurë dëshmuese.

Në seancën e kaluar gjyqësore opinioni ishte përjashtuar sepse  janë prezantuar dëshmi  të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovit në 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan  Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktgjykimet, i liroi  nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së gjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda ishte kthyer  në gjykim të sërishëm.

Rasti “Titanik” fillon prej në fillim, pas emërimit të gjykatëses së re  në lëndë, gjykatësja Marija Kletiçka.

Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Gjykatësja Ola Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin, kërkoi përjashtim të lëndës, që i ishte miratuar nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev.

© ZHURNAL 15.03.2019, 08:49 | B.M. | 1,005 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."