Të dënuarit e “27 Prillit” dërgohen në burgun e Shuto Orizares
maqedonia
Të dënuarit e “27 Prillit” dërgohen në burgun e Shuto Orizares

Të dënuarit e “27 Prillit” dërgohen në burgun e Shuto Orizares

Shkup, 15 mars - Këshilli Penal i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dërguar në paraburgim të akuzuarit në ngjarjet e 27 Prillit të cilët sot u dënuan me 211 vjet burg. Të akuzuarit, me përjashtim të disave, paraprakisht kërkuan që të lirohen nga paraburgimi derisa vendimi të hyjë në fuqi, gjegjësisht derisa Gjykata e Apelit ta miratojë të njëjtin vendim, ose ta hedhë poshtë.

 

  • Mitko Çavkov: 18 vjet burg
  • Mitko Peshov: 15 vjet burg
  • Dushko  Llazarov: 15 vjet burg
  • Goran Gjoshevski – Levi: 15 vjet burg
  • Jane Çento: 15 vjet burg
  • Vllatko Trajkovski: 15 vjet burg
  • Munir Pepiq: 15 vjet burg
  • Nikolla Mitrevski – Kolo: 15 vjet burg
  • Vilijam Mihajllovski: 14 vjet burg
  • Oliver Popovski: 13 vjet burg
  • Gorançe Angellovski: 12 vjet burg
  • Igor Jug: 12 vjet burg
  • Mlladen Dodevski: 12 vjet burg
  • Oliver Radullov: 10 vjet burg
  • Aleksandar Vasilevski – Ninxha: 8 vjet burg
  • Abdulfetah Alimi: 7 vjet burg

 

Të akuzuarit duhet që t’i paguajnë harxhimet gjyqësore në vlerë prej 18 mijë euro. Igor Durllovski është liruar nga akuza dhe harxhimet gjyqësore janë në llogari të shtetit.

© ZHURNAL 15.03.2019, 21:42 | T.E. | 3,599 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."