Flet gruaja më e vogël në vend: E vogël por jam njeri, dua vetëm një bojler për t’u larë
maqedonia
Flet gruaja më e vogël në vend: E vogël por jam njeri, dua vetëm një bojler për t’u larë

Flet gruaja më e vogël në vend: E vogël por jam njeri, dua vetëm një bojler për t’u larë

Çashkë, 15 mars – Slavica Dimovska është e gjatë vetëm 1 metër dhe njihet si gruaja më e ulët në Maqedoni, ka 61 vjet ndërsa jeton në komunën e Çashkës.

Ajo e vetmje po Lufton me jetën dhe gjithë sfidat të cilat i ka si person me invaliditet. Më shumë vuan për nënën e saj e cila ka vdekur kur ajo ka pasur 13 vjet. Më pas ishte rrahur dhe larguar nga familja. Jeton me 4 mijë denarë por në gjendje të rëndë, nuk ka bojler dhe lahet me ujë që ngrohë në tenxhere.

Shtëpia është e rrënuar por nuk është e saj madje thotë të paktën ka kulm mbi kokë. Pasiqë i ka vdekur burri ajo jeton e vetme. E vetmja dëshirë e saj është që dikush t’i sjellë një bojler që të lahet si njeri.

© ZHURNAL 15.03.2019, 20:34 | T.E. | 7,015 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."