Dy fëmijë dhe dy të rritur në gjendje kritike nga fruthi
maqedonia
Dy fëmijë dhe dy të rritur në gjendje kritike nga fruthi

Dy fëmijë dhe dy të rritur në gjendje kritike nga fruthi

Shkup, 15 mars - Në klinikën për sëmundje infektive dje janë kontrolluar 14 të sëmurë nga fruthi, prej të cilëve tre janë pranuar në trajtim spitalor. Drejtoresha e klinikës për sëmundje infektive, d-r Milena Stevanoviq, thotë se pjesa tjetër janë kontrolluar në ambulantë dhe janë liruar për trajtim në shtëpi.

“Në klinikën infektive dje nga gripi janë kontrolluar katër pacientë, prej të cilëve dy janë ndaluar për trajtim spitalor, ndërsa dy janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga pacientët e sëmurë nga gripi është hospitalizuar për trajtim intensiv, sepse është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Kemi pasur edhe një grua shtatzënë të sëmurë nga gripi, në gjendje shumë të rëndë, por dje pasdite me iniciativë me nënshkrimin e saj ajo u largua nga spitali. E vetëm dy ditë më parë ishte në ventilim mekanik “, thotë Dr Stevanoviq.

Dje, Instituti i shëndetit publik njoftoi se katër veta kanë vdekur nga gripi, duke e çuar numrin e të vdekurve nga gripi në 15. Nga fruthi deri tani kanë vdekur tre fëmijë.

Sipas raportit nga Instituti i shëndetit publik (ISHP) në periudhën nga 9 deri më 15 mars janë raportuar 63 raste të reja të fruthit, prej të cilave 29 janë nga Shkupi, ndërsa 34 të tjerët nga 8 qytete të tjera. Nga Kumanova dhe Tetova janë raportuar nga 11 raste, nga Velesi katër, nga Struga tre raste të infektuara Gevgelija dy raste, ndërsa një rast ka nga Vinica, Gostivari dhe Kratova.

“Nga fillimi i epidemisë në Shkup, në dhjetor të vitit kaluar, deri tani regjistruar 555 raste prej të cilave 439 në Shkup, ndërsa epidemi aktive është shpallur në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Nga fillimi i epidemisë së fruthit në Shkup, janë vaksinuar më shumë se 10,000 fëmijë janë vaksinuar deri në moshën 14 vjeç, ndërsa mbi 16,000 në gjithë vendin.

© ZHURNAL 15.03.2019, 18:33 | T.E. | 1,862 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."