Forumi Rinor Islam dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re
maqedonia
Forumi Rinor Islam dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re

Forumi Rinor Islam dënon ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re

Shkup, 15 mars - Si pasojë e sulmit terrorist në të cilën 49 besimtarë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në dy xhamitë në Al Noor Mosque dhe Linwood të qytetit Christchurch në Zelandën e Re, Forumi Rinor Islam ndjenë keqardhje dhe dënon ashpër këtë krim i cili vjen si rezultat i frymëzimit nga urrejtja, racizmi dhe Islamofobia që njëherit paraqet sulm ndaj dinjitetit njerëzor.

Nga ana e terroristit sulmi u filmua direkt dhe ishte prezent në paraqitje direkte në rrjetet sociale, gjë të cilën këtë akt e bën edhe më barbarë. Lutjet dhe zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre, me vëllezërit dhe motrat tona në Zelandën e Re.

© ZHURNAL 15.03.2019, 18:32 | T.E. | 4,189 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."