Izeti Mexhiti takon përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan
maqedonia
Izeti Mexhiti takon përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan

Izeti Mexhiti takon përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan

Shkup, 15 Mars, Zhurnal.mk – Drejtori i qendrës analitike “Abdilaqim Ademi”, z. Izet Mexhiti, realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Në takim u diskutua për përforcimin e qendrave analitike hulumtuese partiake, nëpërmjet trajnimeve, zhvillimit të politikave publike si dhe hartimin e programeve për nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

z. Izet Mexhiti, falenderoi përfaqësuesit e IRI për bashkëpunimin duke theksuar se partneriteti mes dy institucioneve po kanalizohet me projekte konkrete dhe të dobishme që bazohen në prova dhe i pasqyrojnë nevojat e qytetarëve.

© ZHURNAL 15.03.2019, 16:36 | B.M. | 2,227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."