Hapet llogari donatore për të pësuarit në tragjedinë e Laskarcës
maqedonia
Hapet llogari donatore për të pësuarit në tragjedinë e Laskarcës

Hapet llogari donatore për të pësuarit në tragjedinë e Laskarcës

Gostivar, 15 mars - Komuna e Gostivarit përmes këshillit ka sjellur vendim që të hapet një llogari e posaçme aktive në të cilën të gjithë qytetarët zemërgjerë do të mund të donojnë të holla për t'iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që pësuan në aksidentin fatal në fshatin Llaskarcë.

Më poshtë keni dhe njoftimin e plotë të komunës së Gostivarit:

 

"Të nderuar qytetarë të Gostivarit dhe të Maqedonisë në përgjithësi, ju njoftojmë se konfrom Vendimit të Këshillit të Komunës së Gostivarit të miratuar unanimisht në seancën e 12-të, prej sot është aktive Llogaria e posaçme në të cilin do të mund të dononi mjete për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskërcë.

 

Mjetet mund t’i dononi në xhiro-llogarinë me numër:    716014021578990

 

Shifra e të ardhurave:     725916     00

 

Qëllimi i remitancës:    Përkrahje të pësuarve në tragjedinë në Llaskarcë

 

Xhiro-llogaria do të jetë e hapur për një kohë të pacaktuar, ndërsa për ditën e mbylljes së saj vendim do të marrë Këshilli i Komunës së Gostivarit. Varësisht nga mjetet e grumbulluara, Këshilli do të vendosë edhe për mënyrën dhe lartësinë e mjeteve të cilat do tu ndahen të pësuarve.

Gostivarasit dhe qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, gjithmonë kanë ditur të tregohen humanë dhe solidarë. Ta dëshmojmë edhe kësaj here humanizmin tonë dhe të ndajmë dhembjen dhe humbjen bashkë me të pësuarit në tragjedinë më të madhe që goditi Gostivarin! 

© ZHURNAL 15.03.2019, 16:02 | Z.H. | 3,195 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."