Janushev i VMRO-së reagon pas dënimeve me burg ndaj të akuzuarve të "27 prillit"
maqedonia
Janushev i VMRO-së reagon pas dënimeve me burg ndaj të akuzuarve të "27 prillit"

Janushev i VMRO-së reagon pas dënimeve me burg ndaj të akuzuarve të "27 prillit"

Shkup, 15 mars  - Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj aktvendimeve të mara sot për rastin e sulmit të Kuvendit më 27 prill 2017, përcjellë Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se këto vendime dhe dënime haptazi janë politike dhe të montuara. Kjo sipas tyre quhet varrosje e drejtësisë.

Për më tepër në vijim keni reagimin e plotë të VMRO-DPMNE-së nëpërmjet sekretarit gjeneral të tyre, Igor Janushev:

 

"Të respektuar

Aktvendimi i sotëm për rastin e 27 prillit është rezultat i procesit të montuar politik dhe është produkt evident i padrejtësisë.

Aktvendime politike prej gjithsej 211 vite burg, quhet varrosje e së drejtës. U vërtetua pohimi jonë se dënimet do të jenë drakonike, jo se janë të drejta, por e kundërta, pasi në këtë rast gjykohet sipas motiveve politike e jo fakteve juridike.

Është e qartë se dënimet drakonike janë rezultat i procesit politik në prag të zgjedhjeve. Kjo është pasojë e nervozës dhe panikut të Zaevi. Duhet ta dijë se aktvendimet dhe persekutimi nuk do t’i ndihmojnë, por do ta fundosin më thellë.

Në vepër u demonstrua gjykata Kacarka dhe Prokuroria Ruskovska që për fat të keq u vërtetua se janë shërbëtorë të Zoran Zaevit. Nuk ju intereson as drejta, as drejtësia. Nuk ju interesojnë as dëshmi, as rrethanat. I intereson vetëm zbatimi i porosive politike partiake të Zaevit.

Ky aktgjykim është i porositur dhe paraprakisht i njohur.

Këto janë hapa dëshpërues të pushtetit e cila po humb.

Nuk ka asnjë hap dëshpërues që ta shpëtojë këtë pushtet. Zaev po bie. Të jesh i sigurt se drejtësia do të vjen dhe drejtësia do të fitojë. Atëherë çdonjëri do të duhet të përballet me veprimet e veta".

Qendra për komunikim pranë VMRO-DPMNE-së

 

 

© ZHURNAL 15.03.2019, 16:11 | Z.H. | 1,632 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."