Spasovski në takim me delegacionet e UNHCR dhe UNICEF
maqedonia
Spasovski në takim me delegacionet e UNHCR dhe UNICEF

Spasovski në takim me delegacionet e UNHCR dhe UNICEF

Shkup, 15 mars – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me ushtruesin e detyrës koordinatorë rezident i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut Benxhamin Perks, përfaqësuesen e UNHCR-së Monika Sandri dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski.

“Në takim u potencua bashkëpunimi i shkëlqyer me këto organizata, ndërsa u bisedua edhe rreth qasjes të mundur të Republikës së Maqedonisë të Veriut drejtë Konventës për zvogëlimin e numrit të personave pa shtetësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar për numrin e personave të cilët janë përfshirë me këtë ratifikim, implikimet tjera eventuale dhe koordinimin e mëtejshëm./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.03.2019, 16:10 | Z.H. | 1,177 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."