Ja çfarë deklaroi Abdulfeta Alimi, pas shqiptimit të dënimit me 7 vjet burg
maqedonia
Ja çfarë deklaroi Abdulfeta Alimi, pas shqiptimit të dënimit me 7 vjet burg

Ja çfarë deklaroi Abdulfeta Alimi, pas shqiptimit të dënimit me 7 vjet burg

Shkup, 15 mars - Abdulfeta Alimi, i cili sot u shpall fajtor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, ka deklaruar se nuk ka në plan që të arratiset dhe ka kërkuar nga gjykatësi që ta marrin për deklaratë serioze.

“Ju premtoj se në asnjë moment nuk më shkon ndërmend që të arratisem. Të ishte ashtu nuk do të isha kthyer nga Zvicra, që të lajmërohem vetë. Dëshiroj seriozisht të më kuptoni. Betohem para të gjithë publikut. Unë nuk do të jetoj 200 vite. Ju lus që deri në vendimin e Apelit të mbrohem në liri”,  ka thënë Abdulfeta Alimi.

Abdulfeta Alimi sot u dënua me 7 vjet burg, për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

© ZHURNAL 15.03.2019, 15:09 | Xh.I. | 6,894 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."