Komisioni i Venecias e përshëndeti Propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor
maqedonia
Komisioni i Venecias e përshëndeti Propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor

Komisioni i Venecias e përshëndeti Propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 15 mars – Komisioni i Venecias, në seancën e sotme plenare në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e përshëndeti mendimin për Ligjin për Këshillin Gjyqësor, me çka vlerëson se është arritur nivel i lartë i harmonizimit me ligjet tjera.

“Komisioni i Venecias e shpjegoi mendimin e tij për Ligjin e propozuar për Këshillin Gjyqësor, të cilin e vlerëson si legjislacion me cilësi të lartë, gjegjësisht se me ligjin është arritur nivel i lartë i harmonizimit me ligjet e tjera”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Komisioni i Venecias, siç thekson Ministria, përsëri kishte vlerësim pozitiv për reformat në gjyqësor dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare.

Në sesion është theksuar bashkëpunimi i mirë i ministres Deskoska me Komisionin e Venecias, si dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që shpejtë t’i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias me kënaqësi theksoi se janë respektuar një numër i madh i rekomandimeve të cilat ishin dërguar deri te Ministria e Drejtësisë, qëndron në kumtesë.

“Vlerësimi gjithëpërfshirës mundëson që të arrihet përfundim se dispozitat e draft ligjit janë shumë shpesh në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe nëse interpretohen dhe zbatohen në besim të mirë, mund të sigurojnë pavarësi dhe efikasitet të gjyqësorit. Komisioni kishte edhe fjalë lavdëruese edhe për qartësinë e kornizës juridike”, thekson Ministria.

Pozitivisht janë vlerësuar kriteret e reja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Krahas ndryshimeve të tjera pozitive të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, në raportin e Komisionit të Venecias rekomandohet që edhe testet psikologjike më të mos përdoren gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, me çka ulet mundësia për ndikime politike gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.

Rreth zgjedhjes për kryetar të Këshillit Gjyqësor, Komisioni i Venecias rekomandon që ai të zgjidhet me shumicë prej dy të tretave nga radhët e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi.

Ky është mendimi i tretë i Komisionit të Venecias i cili është vlerësuar pozitivisht. Mendimi i tetorit të vitit 2018, i cili ka të bëjë me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjit për Gjykata u përqendrua në bazat e përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve, veprimet dhe organet disiplinore si dhe të sistemit për vlerësim të punës së gjykatësve. Vlerësimi i Komisionit të Venecias ishte pozitivisht gjithëpërfshirës. Mendimi i lavdëroi draft ligjet dhe ishte theksuar se të dyja ligjet paraqesin themele të forta për funksionimin e gjyqësorit dhe propozoi disa amendamente me qëllim që të përmirësohet qartësia e teksteve. Në dhjetor të vitit 2018, Komisioni i Venecias miratoi edhe një mendim pozitiv për draft ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e e Ligjit për gjykatat. Propozim ligji ishte përshëndetur nga Komisioni, për shkak të përmbushjes së më shumë rekomandimeve parapake të mendimeve të vitit 2015 dhe të tetorit të vitit 2018.

Ministrja Deskoska shprehu falënderim, por edhe gatishmëri nga ana e Qeverisë për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venecias për përmirësimin e teksteve ligjore, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. /Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.03.2019, 15:33 | Z.H. | 1,412 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."