Aleanca për Shqiptarët reagon pas dënimit të Abdulfeta Alimit me 7 vite burg
maqedonia
Aleanca për Shqiptarët reagon pas dënimit të Abdulfeta Alimit me 7 vite burg

Aleanca për Shqiptarët reagon pas dënimit të Abdulfeta Alimit me 7 vite burg

Shkup, 15 mars – Edhe pse në një vend demokratik nuk komentohen vendime e gjykatës dhe aktgjykimet, megjithatë Maqedonia e Veriut është shumë larg demokracisë dhe drejtësisë.

Shqiptimi i dënimit me 7 vite heqje lirie për Abdylfeta Alimin që tani njihet si njeriu i vetëm që shpëtoi jetën e Liderit të ASH, Ziadin Sela natën e 27 Prillit, për ne si ASH paraqet tendencë për të amortizuar dënimet tjera të grupit të organizuar paraprakisht duke projektuar dhe realizuar goditjen mbi Kuvendin mbi deputet dhe mbi të gjitha likuidimin fizik të Ziadin Selës.

Është e palogjikshme dhe pa kuptimtë që Feta Alimi të ngarkohet me lëndën terrorizëm, dhe i njëjti të nivelizohet me e grupin që dhunuan Kuvendin dhe deputet e Kuvendit të RMV. Feta Alimi në këtë proces gjyqësor po trajtohet si viktimë me të cilët po mundohet të rruhet “balanci” etnik ndaj të dënuarve tjerë të cilët opinioni tani më njeh si urdhërues dhe ekzekutues të ngjarjeve të 27 Prillit.

Feta Alimi sot duhej të shpërblehej nga shteti që arriti të shpëtojë një jetë njeriu, edhe atë një deputet dhe lider të popullit siç është Ziadin Sela duke vënë në rrezik dhe sakrifikuar jetën e tij, për ta shpëtuar atë, dhe jo të dënohet me 7 vite burg dhe të nivelizohet me ata që i pamë nëpër ekranet televizive se si po goditnin me mjete të forta mbi deputetë dhe natën e trishtë të 27 Prillit.

Shprehim keqardhje të thellë për dënimin politik dhe Juridik me 7 vite burg ndaj Abdylfeta Alimit duke paralajmëruar se do ti përdorim të gjitha instancat Juridike që dëshmojmë pafajësinë e tij.

 

Aleanca për Shqiptarët

© ZHURNAL 15.03.2019, 15:31 | Z.H. | 2,713 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."