Çento: Gjyqi më dënoi, por historia do të më lirojë
maqedonia
Çento: Gjyqi më dënoi, por historia do të më lirojë

Çento: Gjyqi më dënoi, por historia do të më lirojë

Shkup, 15 mars - I akuzuari Jane Çento para gjyqit ka thënë se gjyqi e dënoi, por historia do ta lirojë, duke shtuar se dielli i lirisë një ditë do të ngrohë.

“Po e pyes veten, a duhet të kërkoj që të mbrohem në liri apo në arrest shtëpiak, duke parë që u dërgova në paraburgim edhe pse isha pjesëtarë i policisë, për më vonë që të vërtetohet se polici ka gënjyer. Për këtë arsye nuk do të kërkoj që të mbrohem në liri, që mos ti teket ndonjërit me nota zyrtare të rrejshme  të më dërgojë sërish në paraburgim.

Nuk i frikësohem burgut. Ju na keni gjykuar, mirëpo historia do të na lirojë”

Një ditë do të ngrohë dielli i lirisë. Le të jetojë Republika e Maqedonisë” ka thënë i akuzuari Jane Çento të cilit i u shqiptuan 15 vite burg.

“Të jetojë Republika e Maqedonisë”, kanë bërtitur edhe të pranishmit tjerë në shenjë përkrahjeje të Çentos.

© ZHURNAL 15.03.2019, 15:12 | Xh.I. | 1,803 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."