"Higjiena Komunale" dhe Universiteti Ballkanik Ndërkombëtar nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim
maqedonia
"Higjiena Komunale" dhe Universiteti Ballkanik Ndërkombëtar nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

"Higjiena Komunale" dhe Universiteti Ballkanik Ndërkombëtar nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Shkup, 15 mars – Drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdylsamed Shabani dhe rektori i Universitetit Ballkanik Ndërkombëtar, Mehmet Dursun Erdem, sot kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim, duke u angazhuar në ndihmë dhe mbështetje reciproke në fushën e edukimit dhe përsosmërinë e kuadrit, si dhe veprim të përbashkët në drejtim të mbrojtjes së mjedisit të jetesës, informojnë nga ndërmarrja.

“Ky Memorandum na hap mundësi për lloje të ndryshme të bashkëpunimit, mes të cilave edhe realizimin e punës praktike të studentëve, si dhe organizim të seminareve, tryezave të rrumbullakëta dhe debateve për ngritjen e vetëdijes publike për veprim të drejtë me mbeturinat”, deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdylsamed Shabani./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.03.2019, 13:02 | Z.H. | 4,813 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."