Ambasada gjermane reagon ndaj deklaratës së Mickoskit
maqedonia
Ambasada gjermane reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Ambasada gjermane reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Shkup, 15 mars – Ambasada e RF të Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar përmes një kumtese për deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, se rastet gjyqësore kundër anëtarëve dhe ish funksionarëve të partisë së tij janë “Procese të Nirnbergut”.

Krahasimi i procedurave të shërbimeve të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut me Proceset e Nirnbergurt janë të papërshtatshme”, thuhet në kumtesë.

Ambasada gjermane konsideron se me këtë krahasim minimizohen veprat e nazi-keqbërësve.

“Personat përgjegjës në Maqedoninë e Veriut duhet të kontribuojnë për tejkalimin e ndarjes së shoqërisë dhe të bëjnë dialog konstruktiv për të ardhmen e vendit në drejtim të integrimeve euroatlantike. Përveç kësaj, vet deklaratat për Procesin e Nirnbergut janë tërësisht të papranueshme”, theksohet në reagimin me shkrim të Ambasadës gjermane.

Më herët për deklaratën e Mickoskit ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Shkup.

© ZHURNAL 15.03.2019, 13:42 | Xh.I. | 17,885 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."