Arben Agolli kandidat i Aleancës për Komunën e Dibrës
maqedonia
Arben Agolli kandidat i Aleancës për Komunën e Dibrës

Arben Agolli kandidat i Aleancës për Komunën e Dibrës

Dibër, 14 mars - Aleanca për Shqiptarët dega Dibër, mbajti kuvendin  zgjedhor, ku edhe e caktoi kandidatin e saj me të cilin do të garojë për postin e Kryetarit të Komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 21 prillit në Komunën e Dibrës.

Në praninë e 59  kuvendarëve nga gjithësej 65 , me votë unanime për kandidat për garën e të parit të Komunës së Dibrës u zgjodh dr. Arben Agolli.

Duhet theksuar se z Agolli ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe në zgjedhjet e fundit lokale dhe se rezultati ishte shumë i ngushtë ndërmjet tij dhe ish kryetarit tashmë të ndjerë Ruzhdi Lata, që falë ndërhyrjes brutale të LSDM-së edhe i fitoi zgjedhjet.

Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme për komunën e Dibrës do të mbahen më 21 prill, bashkë me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa rrethi i dytë nëse asnjëri kandidat nuk siguron fitoren në rrethin e parë do të mbahet më 5 maj.

Në këto zgjedhje favorit pritet të jetë  kandidati i ASH-së, Dr. Arben Agolli, i njohur për dibranët si njeri i dashur dhe human e që  gëzon autoritet shumë të lartë të të gjithë dibranët pa përjashtim.

© ZHURNAL 14.03.2019, 22:32 | T.E. | 3,682 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."