Ikën nga Tirana, zbulohet vendndodhja e Ramës më 16 mars! Ja ku do jetë ditën e protestës
shqiperia
Ikën nga Tirana, zbulohet vendndodhja e Ramës më 16 mars! Ja ku do jetë ditën e protestës

Ikën nga Tirana, zbulohet vendndodhja e Ramës më 16 mars! Ja ku do jetë ditën e protestës

Më 16 mars, në ditën kur opozita do të zhvillojë protestën para Kryeministrisë, Edi Rama do të largohet nga kryeqyteti.

Mësohet se edhe këtë herë, ashtu siç e ka bërë traditë ai do të largohet nga zyra dhe do ta ndjekë nga larg protestën e paralajmëruar nga Partia demokratike dhe LSI.

Bëhet e ditur se që ditën e nesërme kryeministri Rama do të largohet drejt Beratit, ku do të jetë për një vizitë dyditore.

Rama do të jetë në Berat në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demon.

Kujtojmë që ditën e sotme disa punëtorë u morën me shtimin e masave të sigurisë në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, ku mbuluan me hekura dhe tendë derën, por gjithashtu vendosën edhe kamera sigurie.

© ZHURNAL 14.03.2019, 21:39 | T.E. | 1,633 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."