Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur
bota
Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur

Stuhia godet Afrikën, 126 persona të vdekur

Për shkak të shirave dhe stuhive tropikale në Mozambik, Malavi dhe Republikën e Afrikës së Jugut, 126 persona kanë humbur jetën.

Nga të dhënat e përpiluara mësohet se për shkak të shirave dhe stuhive tropikale kanë humbur jetën 66 persona në Mozambik, 56 në Malavi dhe katër në Republikën e Afrikës së Jugut

Si pasojë e shirave dhe stuhive të ashpra janë prekur më shumë se 800 njerëz dhe rreth 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme në infrastrukturë, kryesisht në atë të ujit dhe energjisë elektrike.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë nisur fushatë për ndihmë në rajonet e prekura nga kushtet e këqija të motit dhe po ashtu vazhdojnë punimet e kërkim – shpëtimit për personat që kanë mbetur të bllokuar, shkruan Dailysabah.

© ZHURNAL 14.03.2019, 20:12 | T.E. | 1,405 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."