Para largimit nga vila Vodno, presidenti Ivanov blenë dy apartamente aty afër
maqedonia
Para largimit nga vila Vodno, presidenti Ivanov blenë dy apartamente aty afër

Para largimit nga vila Vodno, presidenti Ivanov blenë dy apartamente aty afër

Shkup, 14 mars – Presidenti në largim Gjorgje Ivanov ka blerë dy apartamente në Vodno të cilat në kadastër i ka regjistruar në emër të djalit të tij. Në dokumentacionin kadastral qëndron se për të dy apartamentet ka marrëveshje për blerje pasiqë ndërtesa ende është në ndërtim dhe se sipas informacioneve të fundit ndërtesa do jetë në përdorim brenda një muaji.

Një nga apartamentet është në hapësirë prej 131 m2 dhe gjendet në katin e dytë ndërsa apartamenti tjetër është me hapësirë prej 91 m2. Krahas të dy apartamenteve në pronësi të djalit të presidentit është dhe garazha prej 23m2 ndërsa fqinjët kanë thënë se ndërtesën shpesh e ka vizituar edhe zonja e parë bashkë me djalin derisa presidenti shumë rrallë por që nëna dhe djali më shpesh në shoqëri të sigurimit pasiqë është shumë afër me oborin e pallatit presidencial.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se presidenti ka blerë vetëm një apartament por nuk e ka lajmëruar ende sepse nuk e ka paguar dhe nuk ka fletëpronësi.

“Të gjithë mjetet e lajmëruara në Komisionin për antikorupsion nga presidenti Ivanov pas marrjes së funksionit janë përdorur si pagesa për blerjen e një apartamenti për të cilin është marrë edhe kredi. Apartamenti ende nuk është paguar dhe nuk është në pronë të familjes Ivanov dhe për këtë shkak nuk është lajmëruar ende në komision. Kur apartamenti do bëhet pronë e tyre atëherë edhe do të lajmërohet”, theksojnë kështu nga kabineti i Ivanovit.

© ZHURNAL 14.03.2019, 19:35 | T.E. | 11,717 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."