Kancelari Kurz takon Setki Ibraimin, i jep përkrahje për garën komunale
maqedonia
Kancelari Kurz takon Setki Ibraimin, i jep përkrahje për garën komunale

Kancelari Kurz takon Setki Ibraimin, i jep përkrahje për garën komunale

Stockerau, 14 mars – Kancelari austriak Sebastian Kurz sot ka takuar shqiptarin nga Tetova, Setki Ibraimi i cili gaton për këshilltarë në mandatin e dytë në komunën e Stockeraut të Austrisë.

Në këtë takim kancelari Kurz i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme Ibraimit për garën e rradhës pasiqë ky i fundit garon në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen më 23 mars në gjithë shtetin austriak në kuadër të partisë ÖVP që drejtohet pikërisht nga kancelari Sebastian Kurz.

© ZHURNAL 14.03.2019, 18:12 | T.E. | 4,016 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."