Paralajmërim, Intervistë ekskluzive me kandidatin për President nga shumica parlamentare, Stevo Pendarovski
maqedonia
Paralajmërim, Intervistë ekskluzive me kandidatin për President nga shumica parlamentare, Stevo Pendarovski

Paralajmërim, Intervistë ekskluzive me kandidatin për President nga shumica parlamentare, Stevo Pendarovski

Shkup, 14 Mars, Zhurnal.mk – Kandidati i koalicionit qeveritar për kryetar vendi, Stevo Pendarovski, është kundër ndryshimit të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për ta bërë gjuhën shqipe zyrtare po aq sa është edhe gjuha maqedonase.

Në një video-intervistë për INSIDE ai thotë se nuk ka nevojë për ndryshim të kushtetutës, por se do të mjaftonte zbatimi i ligjeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit.

INSIDE e pyeti Pendarovskin edhe për ri-organizim territorial të disa komunave në mënyrë që shqiptarët aty ku tash janë më pak se 20 për qind, të mund të përdorin gjuhën shqipe për shërbimet komunale në të ardhmen duke e rritur përqindjen .

Por, edhe në këtë pyetje, Pendarovski tha se kjo nuk duhet që të ndodhë.

 Në video intervistën, Pendarovski është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve tash dhe në të ardhmen.

Intervistën e plotë mund ta shihni sonte në Zhurnal.mk

© ZHURNAL 14.03.2019, 16:32 | Xh.I. | 2,056 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."