Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi
teknologji
Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi

Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi

Jo rrallë herë telefonët mobilë kanë rezultat shpëtimtar të jetës së njerëzve dhe i fundit është një rast në Australi ku smartfoni bllokoi një shigjetë të vërtetë.

Një 43-vjeçar në Australi u sulmua nga një tjetër sipas policisë lokale. Incidenti filloi kur një sulmues me një hark dhe shigjetë konfrontoi dhe goditi 43 vjeçarin jashtë shtëpisë së tij.

Shigjeta e lëshuar përfundoi në telefonin e tij ndërsa po përpiqej ta regjistronte me video sulmuesin.

Policia tha se shigjeta kishte penetruar telefonin e dhe goditur në fytyrë 43-vjeçarin i cili shpëtoi për mrekulli me vetëm një gërvishtje të lehtë.

Personi i armatosur u arrestua në skenën e ngjarjes në jug të Brisbane. /PCWorld Albanian

© ZHURNAL 14.03.2019, 14:54 | L.E. | 573 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."