Ford Explorer pajiset me goma që vet rregullohen në rast dëmtimi (Foto)
auto
Ford Explorer pajiset me goma që vet rregullohen në rast dëmtimi (Foto)

Ford Explorer pajiset me goma që vet rregullohen në rast dëmtimi (Foto)

Tingëllon sikur ndonjë pajisje  avancuar, që mund ta shohim në filmat e James Bond

Modeli tërësisht i ri Ford Explorer 2020, është më gjerë, ka shumë hapësirë dhe ofron më shumë rehati se paraardhësi, që e bën një SUV të përkryer për udhëtime të gjata, transmeton Telegrafi.Nëpërmjet teknologjisë së fundit të Ford, është vetura me kabinën më të qetë, që bllokon të gjitha zhurmat nga jashtë, përfshirë edhe motorin e makinës. Por, qoftë edhe udhëtimi më i këndshëm, kalon në mërzi nëse shpërthehet ndonjë gomë e rrotave, duke i lënë të gjithë të presin skaj rrugë.

Për të ndihmuar të shmanget kjo situatë, Ford ka bashkëpunuar me Michelin, në krijimin e gomës që njihet si ‘Selfseal’ apo që rregullohet vet. Në rast se shpohet apo dëmtohet në çfarëdo forme, goma punon me ndihën e një presioni të brendshëm, duke e mbyllur vrimën.

Kjo formë e pajisë në mënyrë të përkryer, duke e bërë Ford Explorer edhe më të pëlqyer, për aventura në të gjitha terrenet.

© ZHURNAL 14.03.2019, 14:29 | L.E. | 831 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."