KRRE: Liberalizimi në këtë moment do të çojë deri në rritje drastike të çmimit të derivateve të naftës
ekonomi
KRRE: Liberalizimi në këtë moment do të çojë deri në rritje drastike të çmimit të derivateve të naftës

KRRE: Liberalizimi në këtë moment do të çojë deri në rritje drastike të çmimit të derivateve të naftës

Shkup, 14 mars- Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) nesër do të mbajë takim me grupin e punës i cili punon në metodologji të re për llogaritjen e çmimeve me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës.

Metodologjia, siç informon kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, duhet të hyjë në funksion më së voni deri më 8 maj të këtij viti kur skadon marrëveshja me Helenik Petroleum dhe nëse nuk sillet do të vijë deri në liberalizimin e tregut të naftës dhe derivateve të naftës.

“Sipas analizave tona dhe përvojës nga vendet fiqnje tregohet se liberalizimi i tregut do të thotë rritje e çmimeve në këtë moment për shkak të asaj që kemi një pjesëmarrës me pjesëmarrje të madhe në treg. Ajo është OKTA e cila viteve të fundit në tregun me shumicë merr pjesë me 70 deri në 80 për qind”.

“Mendojmë se në periudhën në vijim duhet të krijohen kushte që të paraqiten edhe pjesëmarrës të tjerë në treg me qëllim që të ketë konkurrencë më të madhe dhe të vijë deri në liberalizim normal dhe të zakonshëm. Për momentin nuk ekzistojnë kushte të tilla dhe prandaj parashtruam iniciativë deri tek Qeveria për metodologji të re për llogaritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës”, deklaroi Bislimovski në pauzën e seancës së sotme përgatitore.

Ai saktësoi se me Ligjin ekzistues për energjetikë është paraparë që KRRE-ja të përcaktojë çmime të rafinerisë të naftës dhe të derivateve të naftës.

KRRE-ja në seancën e sotme përgatitore shqyrton dy propozim vendime për dhënien e licencës për kryerjen e tregtisë me naftë dhe derivate të naftës me shumicë.

© ZHURNAL 14.03.2019, 13:01 | L.E. | 6,502 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."