Nëntë aksidente dje në Shkup, 120 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt
kronika
Nëntë aksidente dje në Shkup, 120 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt

Nëntë aksidente dje në Shkup, 120 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt

Shkup, 14 mars- Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime më të lehta në dy nga gjithsej nëntë aksidente gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë për ngasje të shpejtë, 12 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, si dhe dy automjete me probleme teknike dhe 16 të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë që kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer për parakalim të parregullt, dy shoferë për rreshtim të parregullt, një shofer nuk ka përdorë kaskë mbrojtëse, tre gjashtë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 20 kanë përdorë celular gjatë drejtimit të automjetit.

Policia e trafikut ka lëshuar 120 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” ka larguar 97 automjete.

© ZHURNAL 14.03.2019, 10:47 | L.E. | 444 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."