Kush ua han bukën e të burgosurve, të diskriminuarave dhe të persekutuarve
opinion
Kush ua han bukën e të burgosurve, të diskriminuarave dhe të persekutuarve

Kush ua han bukën e të burgosurve, të diskriminuarave dhe të persekutuarve

Shkruan: Shpetim Pollozhani

Të burgosurit dhe të persekutuarit në MeV jetojnë në kushte çnjerëzore. Veshmbathjen dhe ushqimin e marrin nga goja e fëmijëve të vetë. Nuk i kanë kushtet elementare të garantuara me Konventat Ndërkombëtare. Mbahen nëper burgje hetues jashtë të gjithë afateve të paraparë me ligj. Ka dhjetra shkelje procedurale gjatë burgosjes, mbajtjes në burg hetues si dhe gjatë seancave gjyqësore. Nuk merren parasysh dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, as nuk garantohen ekspertiza të sakta dhe të panshme.

Rasti i Kumanovës do të mësohet nëpër univerzitetet e botës si rast më i keq i shkeljes së të drejtave të akuzuarve, të cilët vetëm për shkak të dhjetëra shkeljeve procedurale do të duhej të ishin lënë të lirë, raste të këtillë ka me qindra në praktikën e jurisprudencës, bile, edhe të shteteve demokratik. Rasti i Kumanovës mjegullohet me qëllim të mbrojtjes së politikanëve dhe shërbimeve sekret të involvuar në skenar për realizim të tij. Pa dalë e vërteta për Rastin e Kumanovës, nuk mundet të thuhet sa me pushtetin e ri ka ndodhur diçka e re, përveçse, ajo thënia e popullit, iku laroja, erdhi baloja.

Për gjyqësorin është e kotë të flitet, mirëpo, ku është këtu Bashkësia Ndërkombëtare që i ka dhënë disa qindra milionë euro për përmirësimin e kushteve nëpër burgje, për profesionalizimin e gjyqësorit, për të drejtat e njeriut….. dhe nuk kërkon llogari; mos vallë i ndajnë mjetet që i japin? Ku është Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në MeV? Ku është Instituti për të Drejtat e Njeriut? Ku ështe Komisioni Anti-diskriminim dhe Anti-korrupcion? Ku është Avokati i Popullit?

Të gjithë që u përmendën, dhe disa dhjetëra institucione që nuk janë përmendur, të gjithë bashkë e hanë bukën e të persekutuarve dhe të diskriminuarve duke bërë qejf e ahengje nëpër kabinetë, seminarë, trajnime, konferenca dhe nëpër work-shop anembanë botës.

Shoqata e te Burgosurve kërkon që të vihet në krye të një komisioni për ti vizituar burgjet dhe për ti takuar të burgosurit në mënyrë jo- selektive. Këte kërkesë do t’ua dërgojmë të gjithë instituteve dhe institucioneve që e hanë bukën e të persekutuarve ,,duke i mbrojtur” të drejtat a atyre.

© ZHURNAL 13.03.2019, 23:45 | B.M. | 904 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."