Role me mish të grirë e mbushur me vezë
receta
Role me mish të grirë e mbushur me vezë

Role me mish të grirë e mbushur me vezë

Një recetë gatimi e veçantë jep lezet tavolinës së shtruar. Kemi zgjedhur role me mish të grirë dhe në mes të mbushur me vezë. Një recetë që kushdo ta provoj ngelet i kënaqur. Ja si gatuhet kjo super role me mish të grirë.

Përbërësit për Role me mish të grirë dhe mbushur me vezë

    • 250 gr mish i grirë
    • 1 kokërr qepë
    • 2 vezë të ziera (5 min)
    • 1 vezë
    • 1 filxhan galetë (bukë e grirë)
    • 100 gr djathë parmixhan
    • vaj ulliri
    • kripë
    • piper
    • majdanoz
    • arrë muskat sipas dëshirës
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3-4 gjethe spinaq
    • qepe të njoma

 

Përgatitja

Në fillim grijmë qepën dhe hudhrën shumë imët. Mund ti kalojmë edhë disa sekonda ne grirës elektrik. Në një enë hedhim mishin e grirë dhe shtojmë çfarë grimë.

Më pas shtojmë vezën, galetën, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë, djathin dhe i përziejmë me dorë.
Duhet të vazhdomë sa të bëhet një masë kompakte. Masën e punuar e çojmë mbi tavolinë ku kemi shtruar një letër kuzhine.
Mishin e grirë e hapim me dorë në formë drejtkëndëshi. Sipër hapim spinaqin të cilin e kemi futur në ujë të nxehtë me kripë dhe e kemi kulluar. Vendosim 2 vezët e ziera dhe mbledhim në formë roleje. Procesi është treguar dhe i ilustruar me foto.

Role qofte mish i grire

Rolenë e mbështjellim me letrën e kuzhinës duke e lidhur nga të dyja anët. Vendosim rolen me mish të grirë në një tavë të lyer me pak vaj. Me pas e futim në furrë të nxehur me 200 gradë C.
E lemë në furrë për gati 40 minuta. Roleja pasi është pjekur dhe ftohur e presim në feta dhe i shtrijmë në pjatë. Kjo role me mish të grire dhe mbushur me vezë shoqërohet me sallata ose perime të ziera. Dhe sigurisht një gotë verë të kuqe.

© ZHURNAL 13.03.2019, 16:07 | L.E. | 1,998 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."