Piktura në “vaj” e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli
kulture
Piktura në “vaj” e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli

Piktura në “vaj” e Tefta Tashko Koços fiton çmimin e parë në Angli

Piktura në vaj e divës shqiptare Tefta Tashko Koço, e titulluar ‘Perla’, pikturuar nga piktorja Suela Pulaha Brown kor suksesin e parë.

Brown morri pjesë me këtë pikturë në Ekspozitën e Festivalit të Artit 2019, të zhvilluar përgjatë muajit Shkurt në Galerinë e Arteve të qytetit Nuneaton, Angli, ku dhe u vleresua me Çmimin e 1-rë në kategorinë e portretit, si dhe me trofeun David Wilson.

Piktura u përzgjodh nga rreth 700 piktura që morën pjesë në konkurim. Piktura e Divës Shqiptare, tërhoqi vëmendje të veçantë të kritikës si dhe publikut artdashës në Angli.

© ZHURNAL 13.03.2019, 11:29 | L.E. | 979 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."