Ministria e Bujqësisë vazhdon subvencionet për bujqit
ekonomi
Ministria e Bujqësisë vazhdon subvencionet për bujqit

Ministria e Bujqësisë vazhdon subvencionet për bujqit

Shkup, 12 mars - Me ofertën e re, deri më 11 prill të këtij viti, bujqit mund të aplikojnë për mbështetje financiare e deleve, dhive dhe mëshqerrave me pedigree, të blera nga importet ose nga organizatat e njohura vendore.
 
Sipas Nikolçe Babovskit, drejtorit të Agjencisë Pagesore, thirrja ishte bërë dje publike dhe parashikon 50 deri 75 për qind të rimbursimit për harxhimet e shkaktuara gjatë blerjes.
 
Për këtë masë, Programi i Zhvillimit Rural ka siguruar 91 milion denarë, krahasuar me më herët kur ishin parashikuar  14 milionë.
 
“Ne duam të tregojmë se ne me të vërtetë kujdesemi për bujqësinë e  RMV-së dhe për rritjen e fondeve të blegtorëve. Ka një risi që aplikantët për mbështetje financiare së pari të lidhin një marrëveshje me Agjencinë e Pagesave për subvencione dhe pastaj të realizojnë investimin, i cili garanton kthimin e fondeve që nuk ishte deri më tani”,- deklaroi drejtori i Agjencisë pagesore, Nikolla Babovski.
 
Ai kujtoi se Agjencia Pagesore ka paguar mbi 35 milion euro për 72,000 njerëz gjatë tri javëve të fundit, kurse aplikantët që ishin përfitues të ndihmës financiare për prokurimin e traktorëve përmes IPARD ose programeve kombëtare në pesë vitet e mëparshme nuk janë të pranueshëm si shfrytëzues të kësaj mase, thekson Babovski.
© ZHURNAL 12.03.2019, 19:19 | T.E. | 1,243 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."