Më 29 mars në Shkup do të bëhet premiera e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”
kulture
Më 29 mars në Shkup do të bëhet premiera e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Më 29 mars në Shkup do të bëhet premiera e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”

Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit më datë 29 mars do të shfaqet në kinemanë CINEPLEXX – Shkup.

Filmi vjen si bashkëprodhim në mes Manufaktura Production Maqedoni me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production Kosovë me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production Shqipëri me producent Genc Permeti dhe Skupifestival Maqedoni me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti, transmeton MIA.

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski.

Në film është paraqitur jeta e zakonshme dhe e qetë e një fshati ‘të harruar’ të cilën e trazon ardhja e tri prostitutave në kafenenë e fshatit. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe seks. Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike. Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinj përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur t’a realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet.

© ZHURNAL 12.03.2019, 12:46 | L.E. | 1,513 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."