Sermine Purrini, e emocionuar për koncertin e Tunës thotë këto fjalë
kulture
Sermine Purrini, e emocionuar për koncertin e Tunës thotë këto fjalë

Sermine Purrini, e emocionuar për koncertin e Tunës thotë këto fjalë

 Pas një kohe të gjatë këngëtarja e mirënjohur për publikun Tuna me 8 Mars ka publikuar albumin e saj "Fortuna". Në këtë koncert të pranishëm ishin bashkëpuntorë, miq e familjarë të këngëtares. 

Ky koncert nuk do realizohej pa ndihmën e organizatorëve të promovimit të albumit. Tuna kishte mbështjetje të madhe nga organizatorët e në veçanti nga Sermine Purrini e cila ishte e gatshme në çdo kohë për të ndihmuar këngëtaren të realizohet me sukses koncerti ashtu siç ishte planifikuar.  

Mes tjerash ajo e emocionuar thotë këto fjalë:

"Ishte kënaqësi të jemi organizator të promovimit të albumit të ri të këngëtares së mirënjohur Tuna Sejdi. Koncerti promovues i albumit “ForTuna” është pjesë e misionit të Qendrës Informative Kulturore për të promovuar, afirmuar dhe mbështetur vlerat e mirëfillta. Duartrokitjet e publikut verifikuan vlerën e punës së të gjithë krijuesve të përfshirë në albumin “ForTuna” dhe në veçanti vlerën artistike që ka Tuna. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë të pranishmit në sallën e Filharmonisë më 8 Mars, të cilët i dhanë një ndjesi të veçantë kësaj mbrëmjeje. Tuna ndonëse është artiste e miliona adhuruesve të muzikës së saj, ajo para së gjithash është e jona, e Shkupit. Jemi krenarë që e kemi!"

© ZHURNAL 11.03.2019, 13:55 | L.E. | 5,576 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."