Në fshatin Bozovcë u mbajtën karnevalet tradicionale Ilire
kulture
Në fshatin Bozovcë u mbajtën karnevalet tradicionale Ilire

Në fshatin Bozovcë u mbajtën karnevalet tradicionale Ilire

Tetovë, 11 mars – Në fshatin Bozovcë të Tetovës, dje u organizua manifestimi tradicional “Karnavalet Ilire”, në shenjë të përfundimit të dimrit dhe fillimit të stinës së verës, një rit ky i bazuar në traditën e vjetër pagane-ilire.

Organizatori i këtij manifestimi, Neshat Memedi shprehet që këto karnavale janë të vjetra sa vet populli shqiptar dhe aty prezantohet tradita shqiptare dhe të qenurit autoktonë.

“Manifestimet ‘Karnavalet Ilire’ janë të vjetra sa vet populli shqiptar dhe aty preuantophet traditashqiptare dhe të qenurit autoktonë. Ato janë të pasura me vlera etnologjike, ndërsa vendbanimet me arkeologji të bollshme”, tha Memedi.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendës ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Agim Krasniqi.

“Është hera e parë që marrë pjesë në një karnaval të tillë, karnaval unik që lidhet me traditën, zakonet dhe kulturën tonë të lashtë iliro-pellazge”, ka thënë Krasniqi/Zhurnal.mk

© ZHURNAL 11.03.2019, 12:10 | Z.H. | 1,608 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."