Koncerti i Filarmonisë së Kosovës, me mysafirë specialë
kulture
Koncerti i Filarmonisë së Kosovës, me mysafirë specialë

Koncerti i Filarmonisë së Kosovës, me mysafirë specialë

Filarmonia e Kosovës ka vazhduar me përgatitje për koncertin e sotëm ku mysafir special është dirigjenti spanjoll, Fernando Briones Lopez dhe solisten nga Tirana, Vikena Kamenica. 

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, theksoi se në pjesën e parë të programit “Aka Pella” kryesisht do të prezantohen veprat korale, si ajo e Rafet Rudit. 

“Dirigjenti,Fernando është njohës shumë i mirë i vokalit dhe muzikës korale, kështu që gjatë tërë javës është punuar në mënyrë intensive. Publiku do të ketë rast që të përjetojë një koncert atraktiv me programin e përzgjedhur”, ka shtuar ai. 

Dirigjenti spanjoll ka kërkuar nga publiku kosovar që të shkojë dhe të shijojë programin./albinof.ch

© ZHURNAL 10.03.2019, 09:37 | L.E. | 543 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."