Shfaqja "Bretkosa", rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës
kulture
Shfaqja "Bretkosa", rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës

Shfaqja "Bretkosa", rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës

Shfaqja ‘Bretkosa’, rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës

Trajtimi skenik  i pasojave që ka lënë lufta e fundit e Kosovës tek njerëzit e saj, në shfaqjen “Bretkosa” të Teatri Kamertal të Kolegjit AAB, shpërfaq të vërtetën e dhimbshme, e cila po i përcjell të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare edhe 20 vjet pas luftës.

Me skena të ndryshme herë – herë komike, e më shumë tragjike, shfaqja “Bretkosa” ballafaqon përpjekjet e njerëzve për të shpëtuar nga traumat dhe pasoja që kanë lënë e lufta. Përmes dialogjeve të personazheve, shpaloset historia e dhimbshme e kryepersonazhit të shfaqjes, Zekës, një ish luftëtari idealist, i cili shfaq traumat dhe pasoja e trashëguara nga lufta, gjatë bisedave më të tjerët, pavarësisht, arsyetimeve të veprimeve të tij dhe kërkimfaljeve të rralla.

E ndërtuar mbi dramën e kroatit Dubravko Mihanoviç, me të njëjtin titull, por e adaptuar në mënyrë brilante për realitetin kosovarë, rrëfen realitet, ku askush nuk ka durim për të dëgjuar tjetrin dhe komunikimi duket i pamundur, edhe për gjerat që janë më të thjeshta. Mbi të gjitha shfaqja është e liruar nga monotonia dhe tematika, e që trajton e cila në fakt, siç janë shprehur kritikët dhe krijuesit skenik, shpërfaq nuanca të zhanreve të ndryshme, e po e mbush sallën kamertale të  AAB, sa herë shfaqet.

Njëjtë ishte edhe të enjten e kaluar me shfaqjen e reprizës së radhës së kësaj shfaqje, ku rezervimi i biletave ishte i pashmangshme për të siguruar një vend për të parë shfaqjen.

Në shfaqja luajnë: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala, Valmir Krasniqi.

© ZHURNAL 09.02.2019, 10:35 | L.E. | 436 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."