Morientes: Vinicius Jr do të jetë lojtar i klasit botëror
sport
Morientes: Vinicius Jr do të jetë lojtar i klasit botëror

Morientes: Vinicius Jr do të jetë lojtar i klasit botëror

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes beson se braziliani i ri Vinicius Junior mund të zhvillohet dhe të jetë një lojtar i klasit botëror, pasi ka bërë një fillim mbresëlënës në kryeqytetin spanjoll.

Braziliani përfundoi një transferim prej 45 milionë eurosh në korrik të vitit 2018 dhe pas një nisme të ngadaltë, ka bërë një ndikim të madh në javët e fundit.

18-vjeçari shënoi golin e tij të dytë të sezonit në fitoren e së dielës 3-0 kundër  Alaves dhe filloi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Barcelonës të mërkurën.

Këto paraqitje kanë bërë që legjenda spanjolle, Morientes, të thotë fjalë të madha për talentin brazilian.

“Ne ishim të gjithë të interesuar për të parë Viniciusin duke luajtur, për të parë se si ai është zhvilluar”, ka thënë fillimisht Morientes.

“Mendoj se ai është një lojtar shumë mbresëlënës, ai është shumë i mirë në situata një kundër një dhe vrapues i mirë”.

“Ai është ende shumë i ri, ne kemi nevojë për kohë për të parë lojtarin që ai do të jetë, por nëse ai vazhdon të luajë se si ai është tani, ai do të jetë një lojtar i klasit botëror, pa dyshim”.

“Ne duhet t’i japim kohë, nuk mund ta ngarkoni një lojtar të tillë të ri me shumë përgjegjësi sidomos në një klub si Real Madridi”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

© ZHURNAL 08.02.2019, 15:48 | Xh.I. | 1,989 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm