Nantes pensionon fanellën me numër 9 në shenjë nderimi për Emiliano Sala
sport
Nantes pensionon fanellën me numër 9 në shenjë nderimi për Emiliano Sala

Nantes pensionon fanellën me numër 9 në shenjë nderimi për Emiliano Sala

Klubi francez, Nantes ka vendosur ta pensionojë fanellën me numër nëntë për të nderuar sulmuesin argjentinas, Emiliano Sala, pas konfirmimit se trupi i tij është gjetur në rrënojat e aeroplanit të zhdukur më 21 janar.

Mesazhet e ngushëllimit kanë ardhur nga e gjithë bota për familjen dhe miqtë e argjentinasit, por edhe për ishin klubin e tij Nantes dhe klubin e Cardiff Cityt pas konfirmimit për gjetjen e trupit të tij të enjten mbrëma.

Tani klubi francez ka zbuluar ata do ta pensionojnë fanellën e tyre me numër 9 si një shenjë respekti ndaj sulmuesit argjentinas, i cili kaloi katër vjet me ta.

“FC Nantes përjetuar trishtim të madh të enjten kur mësoi se trupi i gjetur ishte i Emiliano Sala. Ky lajm i jep fund pritjes së pafund dhe të padurueshme”.

“Emiliano do të jetë përgjithmonë një nga legjendat që ka shkruar historinë e madhe të FC Nantes”.

“Ka mëngjese të vështira, zgjime me ankthe, ku realisht na ka goditur realiteti. Emi është zhdukur…”

“Emiliano Sala arriti te ne në korrik të vitit 2015 dhe dinte se si të fitonte zemrat e tifozëve të Nantes. Me punën e tij, dëshirën dhe mirësinë e tij pa kufij, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit në tre sezonet e luajtura”.

“Sot kemi humbur një mik, një lojtar të talentuar dhe një shok shembullor. Ne nuk mund të harrojmë në këtë dramë pilotin dhe familjen e tij dhe kemi besim se autoritetet do të vazhdojnë kërkimet e tyre”, thuhet në reagimin e Nantes.

” Nuk kam fjalë. Është një tragjedi, unë jam i thyer. Emiliano la shenjën e tij. Për këtë arsye, si shumë tifozë, dëshiroj ta nderoj atë duke e pensionuar fanellën ne numër 9″, ka thënë Waldemar Kita, president i klubit francez.

© ZHURNAL 08.02.2019, 13:05 | Xh.I. | 346 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm