Saimir Merja përgatitje me kampionin tjetër Fatmir Gordi në Tajlandë
sport
Saimir Merja përgatitje me kampionin tjetër Fatmir Gordi në Tajlandë

Saimir Merja përgatitje me kampionin tjetër Fatmir Gordi në Tajlandë

Kampioni në Muay Thai, Saimir Merja, i cili një kohë të gjatë gjendet në Tajlandë ku po përgatitet   dhe po punon është takuar me një kampion tjetër shqiptar të kikboksit, Fatmir Gordi, i cili poashtu në këtë vend ka shkuar për tu përgatitur për ndeshjet e ardhshme që e presin e veçanërisht për paraqitjet e tij që do ti ketë në Enfuzion. Merja është shprehur shumë i kënaqur me takimin me Gordin ku sëbashku kanë zhvilluar edhe disa seanca stërvitore. Njëherit ai apelon nëpërmjet portalit për sporte luftarake “ArenaRing” që luftarët shqiptar që do vijnë në të ardhmen në Tajlandë ta kontaktojnë sepse ai do mundohet ti pret me zemërgjerësi shqiptare dhe për ti ndihmuar rreth ambientimit por edhe ushtrimeve. Një kampion që së shpejti do të shkoj në Tajlandë për tu përgatitur për sezonin që e pret është edhe Valon Gashi i cili do të takoj Merja dhe do bëjnë poashtu disa sparingje. Rreth kontakteve të tilla të shqipeve dhe ushtrimeve të përbashkëta në Tajlandë dhe botë po kontribuon edhe menaxheri tani më i njohur shqiptar, Avdyl Salihu, i cili nëpërmjet portalit të tij “ArenaRing” po i lidh sportistët kudo që janë.

© ZHURNAL 08.02.2019, 13:48 | A.A. | 719 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."