Rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019
kulture
Rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019

Rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019

Sot Ministria e Kulturës në faqen e internetit (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave.

Gjatë vendimmarrjes për projektet u mbajt në konsideratë projektimi përkatës i prioriteteve të Ministrisë së Kulturës, në drejtim të mbështetjes së projekteve dhe aktiviteteve të cilat e stimulojnë potencialin kreativ dhe artistik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, ideologjike, politike, sociale, gjinore dhe të moshës.

Janë mbështetur projektet të cilat janë të qëndrueshme dhe të cilat janë mirë të argumentuara, të konceptuara me përmbajtje artistike cilësore, projekte përmes së cilave kultivohet dhe nxitet diversiteti kulturor, krijimtaria artistike dhe zhvillimi kulturor. Një mbështetje e rëndësishme u është dhënë edhe projekteve përmes së cilave promovohen mundësitë e barabarta për të gjithë (vlerat multikulturore në shoqëri, barazia gjinore, inkluzioni i personave me nevoja të veçanta, grupet vunerabile sociale, etj.).  

Në shpalljen e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019 arritën 5560 fletëparaqitje, ndërsa komisionet i mbështetën 2781  projekte.

Në Programin Vjetor për vitin 2019 janë reflektuar edhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës për mbrojtjen dhe promovimin përkatës të trashëgimisë kulturore në pajtim me praktikat evropiane bashkëkohore, përforcimin e sektorit të pavarur kulturor si faktor i rëndësishëm sociokulturor, promovimin dhe plasmanin e kulturës të Republikës së Maqedonisë në kornizat ndërkombëtare, si dhe realizimin e projekteve kapitale dhe depozitimeve të investimeve në Shkup dhe qytetet nëpër shtet.

Kategoritë, prioritetet, kriteret dhe masat në bazë të së cilave u bë vlerësimi i projekteve sipas veprimtarive të veçanta, u përmbajtën në fletëparaqitjet të cilat ishin pjesë përbërëse e konkurseve.

Përqindja e pjesëmarrjes së Ministrisë së Kulturës në financimin e projekteve është në pajtim me mjetet e parapara për financimin e projekteve me interes nacional në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 dhe ndarjen e pikëve të komisionit profesional nga sfera. Sivjet për herë të parë, është futur edhe vlerësimi i projekteve përmes ndarjes së pikëve, i cili në mënyrë transparente është publikuar së bashku me projektet e mbështetura.

Kryetarët e komisioneve të cilët i shqyrtuan të gjitha fletëparaqitjet e arritura sipas veprimtarive të veçanta janë: Leonora Sejdiu (veprimtaria interdisiplinare), Pleurat Gashi (folklor, veprimtaria muzikore-skenike), Berton Sulejmani (veprimtaria e botimit), Petar Arsovski (veprimtaria e dramës), Trajçe Bllazhevski (artet vizuale), Mile Velçovski (trashëgimia kulturore e paluajtshme), Milla Shurbanovska (veprimtaria muzeale dhe trashëgimia kulturore jomateriale), Vildane Idrizi (veprimtaria bibliotekare).

Thirrja për institucionet nacionale ishte shpallur në qershor të vitit 2018, ndërsa në kuadër të afatit të përcaktuar ligjor në Ministrinë e Kulturës u dorëzuan 1630 fletëparaqitje të mbi 60 institucioneve nacionale në sferën e kulturës që funksionojnë nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, ndërsa janë lejuar 910 projekte.

Ministria e Kulturës, në pajtim me ligjin, i publikon rezultatet nga konkurset të cilat përmbajnë informata për bartësin e projektit, përshkrimin e shkurtër, periudhën dhe lokacionin e zbatimit, mbështetjen e kërkuar dhe të dhënë nga ana e Ministrisë së Kulturës, si dhe ndarjen konkrete të pikëve për projektet.

 

INFORMATA PLOTËSUESE PËR REZULTATET NGA KONKURSI

Për projektet të cilat janë zgjedhur në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2019 sipas veprimtarive dhe sferave, ministri i Kulturës vendos sipas propozimit të komisioneve, përkatësisht bashkëpunëtorëve të jashtëm nga neni 11 paragrafi (4) të Ligjit për kulturë, ndërsa për to do të miratohen aktvendime për projektet që janë mbështetur dhe ato që nuk janë mbështetur në konkurset vjetore.

Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) të Ligjit për kulturë, pas aktvendimit të marrë mund të paraqitet ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e anulon zbatimin.

Ministria e Kulturës do të lidh marrëveshje për financimin e projektit me interes nacional në kulturë me subjektet që janë bartës të projekteve të pranuara.

Për projektet që do të përmbahen në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale, ministri i Kulturës do të miratojë aktvendime. Ministri i Kulturës dhe drejtori i institucionit nacional do të lidhin marrëveshje për financimin e programit vjetor për punën e institucionit nacional pasi do ta miratojë drejtori, pas pëlqimit paraprak të Këshillit Drejtues të institucionit, në afat prej 15 ditësh nga dita e miratimit të aktvendimeve të ministrit.

Shkup, 7.2.2019                             Ministria e Kulturës

 

VEPRIMTARIA E BOTIMIT DHE LETËRSISË

Tabela për  botimit dhe letërsisë institucionet nacionale– shfrytëzuesit e tjerë

 

VEPRIMTARIA MUZIKORE DHE MUZIKORE-SKENIKE

Tabela për veprimtarinë muzikore dhe muzikore-skenike  institucionet nacionale – shfrytëzuesit e tjerë

 

VEPRIMTARIA E DRAMËS

Tabela për veprimtarinë e dramës – institucionet nacionale    

Tabela për veprimtarinë e dramës – shfrytëzuesit e tjerë   

Festivale

VEPRIMTARIA E FOLKLORIT DHE ARTISTIKE-SKENIKE

Tabela për veprimatrinë e folklorit dhe artistike – skenike – institucionet nacionale

Tabela për veprimtarinë e folklorit dhe artistike-skenike – shfrytëzuesit e tjerë

 

VEPRIMTARIA INTERDISIPLINARE

Тabela për veprimtarinë interdisciplinare

 

VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE

Тabela përveprimatarine bibliotekare – institucionet nacionale

Tabela për veprimtarine bibliotekare- shfrytëzuesit e tjerë

 

VEPRIMTARIA MUZEALE DHE MBROJTJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE JOMATERIALE

Tabela për veprimtarinë muzeale dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale – institucionet nacionale

Tabela për veprimtarinë muzeale dhe mbrojtjes ë trashëgimisë kulturore jomateriale – shfrytëzuesit e tjerë

 

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR DHE BASHKËPUNIMI ME UNESKO-n

Tabela për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për bashkëpunimin me UNESKO-n – institucionet nacionale

Tabela për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për bashkëpunimin me UNESKO-n – shfrytëzuesit e tjerë

 

INTEGRIMI EVROPIAN DHE INDUSTRIVE KREATIVE

Tabele për integrimi evropian dhe për industrive kreative

 

Për më tepër info klikoni KËTU

© ZHURNAL 08.02.2019, 13:37 | Z.H. | 1,004 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."