Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi
sport
Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi

Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi

Cesc Fabregas shpreson se Eden Hazard të zgjas qëndrimin e tij në Chelsea, por tha se sulmuesi belg gjithmonë ka pëlqyer Real Madridin .

Reprezentuesi belg zbuloi këtë javë se ai kishte bërë një vendim për të ardhmen e tij dhe do ta shpallë atë “së shpejti”.

Hazard, 28 vjeç, ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Real Madrid, por është i kontraktuar në Stamford Bridge deri në vitin 2020.

Fabregas, ish-bashkëlojtari i tij, i cili u transferua në Monaco në afatin e janarit, po mban shpresa se Hazard do të qëndrojë te Chelsea, por shton se atij i pëlqen Reali.

“Le të shohim se çfarë ai do të vendos të bëjë. Ka një vit e gjysmë në kontratë dhe ai është i lumtur në Chelsea, ashtu edhe familja e tij”, ka thënë fillimisht Fabregas për Radio Marca.

“Por në fund ato janë vendime shumë personale. Ai pëlqen Real Madridin dhe ai gjithmonë e ka thënë atë”.

“Shpresojmë se do të rinovojë me Chelsean, por vetëm nëse nuk do të përfundojë në Madrid”, përfudoi spanjolli.

Sipas Goal.com, Hazard shpreson të sigurojë një lëvizje prej 100 milionë funtesh në Los Blancos në verë me Iscon potencialisht si pjesë të marrëveshjes.

© ZHURNAL 08.02.2019, 13:10 | Xh.I. | 774 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."