Zyrtare: Unitedi rinovon me Jonesin
sport
Zyrtare: Unitedi rinovon me Jonesin

Zyrtare: Unitedi rinovon me Jonesin

Mbrojtësi anglez, Phil Jones ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Në vazhdën e vazhdimit të kontratave, Djajtë e Kuq kanë blinduar me kontratë të re të përmirësuar edhe mbrojtësin Jones.

Jones ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme për katër vite e gjysmë apo deri në verën e vitit 2023.

“Manchester United është i gëzuar të njoftojë se Phil Jones ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2023”.

“Kontrata ka mundësinë që të zgjatet edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Me kontratën e re është ndarë i kënaqur edhe mbrojtësi anglez, i cili ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe trajnerin.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar  kontratën e re. Manchester Unitedi ka qenë pjesë e madhe e jetës sime për tetë vjet dhe unë dua gjithçka rreth këtij klubi”.

“Jam i ngazëllyer për sfidat që shtrihen para nesh ndërsa përgatitemi për një periudhë shumë të zënë gjatë sezonit”.

“Do të doja të falënderoj Ole-n dhe stafin e stërvitjeve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zhvillimin tim”, ka deklaruar Jones pas vazhdimit të kontratës.

© ZHURNAL 08.02.2019, 11:04 | Xh.I. | 262 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm