Vdes themeluesi i Topit të Artë
sport
Vdes themeluesi i Topit të Artë

Vdes themeluesi i Topit të Artë

Jacques Ferran, një personalitet i së përditshmes franceze l’Equipe dhe France Football, themelues i Kupës së Europës në futboll dhe Topit të Artë vdiq në moshën 98 vjeç, njoftoi sot për median Gérard Ernault, president i shoqatës së ish-profesionistëve të l’Equipe. ‘’Ai iu bashkua l’Equipe në vitin 1948, Ferram ishte pjesë e ekipit të vogël që krijoi në vitin 1955 Kupën e Europës, sot e emërtuar Liga e Kampionëve’, saktëson gazeta. Në vitin 1956 ai u bë gjithashtu ideatori i krijimit të Topit të Artë që jepej në atë kohë në formë shpërblimi dhe kontributi për lojtarin më të mirë europian.

© ZHURNAL 08.02.2019, 11:15 | Z.H. | 343 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."