​Audi TT RS për 2019 (Foto)
auto
​Audi TT RS për 2019 (Foto)

​Audi TT RS për 2019 (Foto)

Audi prezantoi TT RS Coupe dhe Roadster të ridizajnuar. Modelet më të fuqishme TT kanë pësuar më pak modifikime të stilizuara, si para dhe prapa, duke përfshirë hyrjet më të mëdha të ajrit.

Audi TT RS i ridizajnuar tani është standard i pajisur me drita LED dhe klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin nga tetë ngjyrat e jashtme, ndër të cilat janë Pulse Orange dhe Turbo Blue.

Ekzistojnë gjithashtu paketa opsionale me stil të detajeve me shkëlqim të zi ose me mat alumini. TT RS i ridizajnuar gjithashtu ka një sistem multimedial opsional MMI Navigation Plus me komandat zanore dhe një shpërndarës Wi-Fi për pajisje lëvizëse për shoferët.

Telefoni inteligjent është i lidhur me multimedialin nëpërmjet portit USB dhe opsioni premium është sistemi audio Premium Bang & Olufsen me 680 vat.

Motori ka mbetur i pandryshuar në krahasim me modelin e para-ridizajnimit dhe TT RS vazhdon të jetë i fuqizuar nga një motor me benzinë me 5 cilindra 2.5 litra TFSI turbo me 400 kuaj fuqi dhe 480 Nm.

Fuqia transmetohet në të gjitha boshtet duke përdorur një transmetim automatik 7-shpejtësi. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h realizohet vetëm për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/orë, me mundësi shtimin e limitit në 280 km/h.

Shitjet në Evropë fillojnë më 7 shkurt dhe çmimi fillestar i versionit Coupe në Gjermani është 67,700 euro, ndërsa për Roadster është e nevojshme të ndahen 70,500 euro. Dërgesat e para janë planifikuar për pranverë dhe premiera e Audi TT RS për 2019, do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë. /kp

© ZHURNAL 07.02.2019, 10:04 | E.D. | 768 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm