10 artistët me më së shumti “Grammys”
kulture
10 artistët me më së shumti “Grammys”

10 artistët me më së shumti “Grammys”

Kush e kryeson listën? 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” është e njohur si njëra ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e muzikës. Duke qenë e tillë, disa artist kanë dëshmuar që janë më të mirë në këtë fushë nga numri i madh i çmimeve të fituara. 

Këta artistë kanë thyer rekord pas rekordi, duke e vazhduar edhe tanimë të njëjtin rrugëtim për cdo vit, shkruan rtv21.tv 

10 artistët që kanë më së shumti çmime “Grammy” janë: 

10 – Grupi U2 

Ky grup kanë qenë të nominuar 46 herë në këtë ceremoni, kanë marrë gjithsej 22 çmime. Grupi bëri paraqitjen e parë të tij në skenën e “Grammy Awards” në vitin 2001. 

9 – Chick Corea 

Jaz muzicienti, Chick Corea ka gjithashtu 22 çmime “Grammy” dhe ka qenë gjithsej i nominuar 64 herë. 

8 – Beyonce 

Këngëtarja shumë e njohur, Beyonce ka qenë gjithsej 66 herë e nominuar në këtë ceremoni dhe ka 22 çmime të tilla, duke e bërë si artistja e dytë me më së shumti çmime të marra nga ky event. 

7 – John Williams Artisti 

John Williams ka qenë i nominuar 69 herë duke rrëmbyer 24 çmime nga këto nominime.

6 – Stevie Wonder 

Që nga ceremonia e tij e parë në vitin 1966, Wonder ka fituar 25 çmime dhe ka qenë 74 herë i nominuar në “Grammy Awards”. 

5 – Vladimir Horowitz 

Kompozitori ukrainas, Vladimir Horowitz ka qenë i nominuar 45 herë duke rrëmbyer kështu 25 çmime. 

4 – Pierre Boulez 

Kompozitori francez, Pierre Boulez ka qenë i nominuar 67 herë dhe ka fituar 26 çmime “Grammy”. Në vitin 2015, ai fitoi çmimin e “Arritjes në karrierë” dhe vetëm një vit më vonë ai ndërroi jetë. 

3 – Alison Krauss Artistja 

Alison Krauss ka 27 çmime të fituara dhe ka qenë e nominuar 42 herë.

2 – Quincy Jones Producenti

Quincy Jones mban primatin si personi më i nominuar në ceremoninë “Grammys” me 80 të tilla dhe ka fituar vetëm 27 herë. Ai ka punuar me Frank Sinatran, Michael Jackson dhe Aretha Franklin.

1 – Georg Solti 

Kompozitori hungarian, renditet si personi me më së shumti çmime të fituara në “Grammy”. Ai ka 31 çmime të fituara dhe ka qenë i nominuar 71 herë. Solti fitoi “Çmimin e karrierës” në vitin 1996.

© ZHURNAL 07.02.2019, 10:19 | E.D. | 574 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."