Fostla i jep fuqi shtesë dhe pamje të re Mercedes-AMG GT R (Foto)
auto
Fostla i jep fuqi shtesë dhe pamje të re Mercedes-AMG GT R (Foto)

Fostla i jep fuqi shtesë dhe pamje të re Mercedes-AMG GT R (Foto)

Kompania e njohur gjermane Fostla, e cila merret me modifikimin e veturave, te projekti i saj i ri nuk është marrë vetëm me “zbukurimin” e eksterierit por është përkujdesur edhe për përmirësimin e performancës.

Më konkretisht, si bazë për projektin e saj të ri ka shërbyer Mercedes-AMG GT R i cili ka motor 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 585 kuajfuqi.

Në versionin e Fostlës, ky model tani është me kapacitet prej 650 kuajfuqi, por të dhënat për performancën e tij nuk janë zbuluar, transmeton Koha.net. Sa për krahasim, modeli standard me 585 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 318 km/h.

Gjithashtu, Fostla për pjesën e pasmë të kësaj “bishe” ka zgjedhur që ta maskojë me qëllim që t’i japë një pamje atraktive.

© ZHURNAL 06.02.2019, 09:52 | E.D. | 289 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."