Për një shkollim inkluziv por cilësor
opinion
Për një shkollim inkluziv por cilësor

Për një shkollim inkluziv por cilësor

Shkruan, Mr.Kujtim Kasami

Me inkluzion nënkuptojmë gjithëpërfshirjen në arsimim dhe shkollim. Një ndër të drejtat themelore është edhe e drejta për arsimim, këtë të drejtë duhet ta gëzojnë të gjithë fëmijët, pa dallim race, gjinie, feje, gjuhe apo diversitete që mund të ketë. Edukimi cilësor është një koncept që i referohet disa faktorëve; pasi që çdo vend është i veçantë, edhe në lidhje me sektorin e arsimit, me sisteme të ndryshme të trajnimit të mësimdhënësve, menaxhimit dhe udhëheqjes, të mishëruara në një kontekst të veçantë kulturor, politik, ekonomik dhe social, është e pamundur të imagjinohet se do të mund të kishte një recetë ose një mënyrë uniforme të ecjes përpara. “Edukimi cilësor - i matur me atë çka njerëzit dinë - ka efekte të fuqishme mbi të mësuarit individual, mbi shpërndarjen e të ardhurave dhe mbi zhvillimin ekonomik” (Hanushek/Woeßmann, 2007).

Zhvillimi i hershëm
Termi "shkollë" e ka origjinën nga një fjalë greke që do të thotë kohë e lirë ose çlodhje. Në shoqëritë paraindustriale shkollimi ishte i mundshëm vetëm për një pakicë që kishin kohë dhe para të mjaftueshme për ta ndjekur atë. Udhëheqësitë fetarë përbënin shpesh të vetmit grupe plotësisht të shkolluar, që përdornin njohuritë e tyre për të lexuar dhe interpretuar tekstet e shenjta. Për shumicën dërrmuese të njerëzve, rritja në moshë nënkuptonte të mësuarit me anë të shembullit të zakoneve të njëjta sociale dhe të shprehive të punës të më të moshuarve. Siç kemi parë, fëmijët normalisht fillonin të ndihmonin në punët shtëpiake, bujqësore dhe zejtari në një moshë shumë të re. Të lexuarit nuk ishte i domosdoshëm ose i dobishëm në jetën e tyre të përditshme (Giddens, 2007). Është histori e sakrifikimit njerëzor për të arriturat shkencore në fusha të ndryshme studimore, zhvillimore dhe hulumtuese. Një arsye tjetër përse kaq pak njerëz  ishin në gjendje të lexonin ishte se të gjitha tekstet kopjoheshin me dorë me shumë vështirësi dhe kësisoji ishin të pakët e të shtrenjtë. Shtypshkrimi, një shpikje që erdhi në Europë nga Kina, e ndryshoi këtë situatë. (Makina e parë e shtypshkrimit në Perëndim është shpikur prej Johan Gutenbergut më 1954).
Ku jemi tani...!

Hulumtimet dëshmojnë se koha është një faktor i rëndësishëm, por më e rëndësishme është ajo se çka në fakt po ndodh gjatë kësaj kohe: në disa vende të botës, fëmijët ulen në klasa për vite të tëra dhe ende – sipas matjeve të rezultateve të provimeve - nuk kanë mësuar mjaft, ndoshta ata janë ende mezi të shkolluar edhe pas disa viteve të shkollimit. Sistemi arsimor modern u organizua për herë të parë në shumicën e shoqërive perëndimore në fillim të shekullit të XIX.  Prej vitit 1870 deri në Luftën e Dytë Botërore, qeveritë njëra pas tjetrës i rritën shpenzimet për arsim. Mosha e shkollimit të detyrueshëm u rrit nga dhjetë në katërmbëdhjetë vjeç dhe u ngritën më shumë shkolla, por arsimi në fakt nuk u konsiderua një fushë e rëndësishme për ndërhyrjen e qeverisë (Chapman, 1986). Edhepse bëjmë përpjekje të përditshme që të kemi një proces mësimor inkluziv, ku përfshihen të gjithë fëmijët, (edhe me nevoja të veçanta), demokratik, social, pa-pagesë në shkollimin fillor ( edhe të mesëm në RM), përsëri gjendemi përpara shumë sfidave me të cilat përballemi çdo ditë dhe në çdo aspekt dhe paraqesin pengesa për ngritjen e cilësisë dhe përgaditjen e nxënësve/studentëve për jetën globale. Një nga studiuesit e sotëm më të diskutueshëm është Ivan Illich.  Ai argumenton që vetë nocioni i shkollimit të detyrueshëm - tashmë i pranuar kudo në botë - mund të vihet në dyshim (Illich, 1973). Sikurse Bowles dhe Gintis, Illich thekson lidhjen ndërmjet zhvillimit të arsimit dhe kërkesave ekonomike për disiplinë dhe hierarki. Ai argumenton që shkollat janë zhvilluar për të përballuar katër detyra kryesore: realizimin e kujdesit për ruajtjen, shpërndarjen e njerëyve në veprimtaritë profesionale, mësimin e vlerave mbizotëruese dhe përvetësimin e aftësive e të njohurive të miratuara nga shoqëria. Arsimi duhet t’i sigurojë kujtdo që dëshiron të mësojë, mundësinë për ta realizuar këtë në çdo moment të jetës së tij, e jo vetëm në vitet e fëmijërisë ose të adoleshencës. Nëse analizojmë përmbajtjet e njësive mësimore në lëndët mësimore, sidomos në arsimin fillor dhe të mesëm, vrejmë se kemi të bëjmë me fakte teknike dhe jo njohuri bazike të domosdoshme për jetën dhe shkencën. Në këtë drejtim mund të hapen edhe tema në aspektin jo vetëm të kurikulave mësimore të tepruara dhe shumë mekanike por edhe në teprimin e filozofisë së materializmit dhe dialektikës. Poashtu është nevojë e patjetërsueshme që arsimit ti jepet pozita dhe vendi i duhur në shoqëritë tona dhe jo të mbetet "sheri i ditës" dhe "zorra qorre" duke mbushur faqe të gazetave apo portaleve të përditshme me "lajme argëtuese" të llojit ngacmime seksuale apo ushtrim të dhunës.

Ku dëshirojmë të arrijmë...?
Zgjerimi i arsimit që ka filluar në shekullin XX dhe vazhdon edhe tani është i lidhur me kërkesat për një fuqi punëtore të arsimuar dhe të disiplinuar. Megjithëse reformuaesit e kanë parë arsimin për të gjithë si mjet për zvogëlimin e pabarazive, ndikimi i tij në kët drejtim është mjaft i kufizuar. Arsimi pritet jo vetëm të nxjerrë në pah pabarazitë ekzistuese por edhe të ndikojë për ndryshimin e tyre. Aspekti mësimor me një proces të vlerësimit sumativ dhe jo vetëm formativ duhet zhvilluar dhe avancuar, dhe njëkohësisht të inkorporohet (kthehet) aspekti edukativ duke filluar në ciklin e ulur, për të vazhduar në të mesëm dhe pse jo edhe në atë universitar. Kjo bëhet duke u vlerësuar nxënësit për njohuritë e përvetësuara dhe për sjelljen e manifestuar. Vlerësimi dhe arsimimi (edukimi) permanentet të vëndohet si standard pedagogjik për të gjithë të punësuarit në arsim, me theks të veçant për mësimdhënësit. Mësuesi/profesori i kohës të trajtohet si menaxher i klasës apo lëndës mësimore. Vlerësimi i punës së arsimtarëve nuk duhet të bëhet në mënyrë formale, por të sigurohet që rezultatet nga vlerësimi të ndikojnë në përmirësimin e punës. Të sigurohen mekanizma dhe mjete financiare që arsimtarët e suksesshëm të shpërblehen financiarisht ose të kenë lloje tjera të përfitimeve. Menaxherët e shkollave të kultivojnë sa më shumë aspektin e udhëheqësit pedagogjik/psikologjik në shkollë në krahasim me aspektin autoritativ/teknik. Ngritja e cilësisë mësimore duhet të jetë qëllimi primar duke ndërtuar objektiva të ndryshme të cilat do të ngërthejnë aksione/aktivitete të shumta që do do të jenë në shërbim të objektivit madhor shkollor, e ai është një fëmijë i përgaditut për një të ardhme që nuk është koha  jonë.

Kërçovë,06.02.2019

© ZHURNAL 06.02.2019, 22:30 | B.M. | 3,681 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm