Vepra e Bansky tërheq fluks vizitorësh në muzeun gjerman
kulture
Vepra e Bansky tërheq fluks vizitorësh në muzeun gjerman

Vepra e Bansky tërheq fluks vizitorësh në muzeun gjerman

Vepra pjesërisht e shkatërruar e artistit britanik të rrugës, Bansky, po shfaqet për të parën herë në Gjermani, në një muze në Baden Baden.

Janë me dhjetëra e dhjetëra fansat kuriozë që i janë drejtuar muzeut Frieder Burda, ku edhe vepra “Dashuria në koshin e plehrave”, po ekspozohet.

“Kjo vepër e Banskit ka bërë histori pasi iu nënshtrua një metamorfoze vitin e shkuar, gjatë një ankandi. Pasi u shit, kanavaca ndryshoi. Ndaj edhe e gjithë bota flet për këtë vepër arti”, tha drejtori i muzeut, Henning Schapper.

Sipas drejtuesve të muzeut, prerësja që pjesërisht e shkatërroi veprën në ankandin e vitit të shkuar është bllokuar, me qëllim që të evitohet mundësia që një vizitor, të shtypë një buton, dhe shkatërrimi të vijojë.

Pak çaste pasi piktura me emrin Vajza me tollumbace u shit për 1.2 milionë euro, një rekord ky për artistin, ajo thuajse u shkatërrua nga një prerëse që ishte fshehur në kornizë. Blerësi sidoqoftë nuk pati kundërshtime dhe disa ekspertë thonë se ndoshta vepra tani është më e vyer se më parë.

© ZHURNAL 06.02.2019, 10:09 | E.D. | 236 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."