Luljeta Lleshanaku ndër 5 finalistët për Çmimin “PEN Amerika 2019”
kulture
Luljeta Lleshanaku ndër 5 finalistët për Çmimin “PEN Amerika 2019”

Luljeta Lleshanaku ndër 5 finalistët për Çmimin “PEN Amerika 2019”

“Hapësira negative” i Luljeta Lleshanakut i përkthyer nga Ani Gjika, dhe i botuar nga Shtëpia botuese New Directions në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018, nga i nominuar, tashmë është zgjedhur në pesë librat finalistë për Çmimin ‘PEN Amerika 2019’, shkruan "Shekulli". Ky është libri i pestë i autores në gjuhën angleze.

Në këtë përmbledhje përfshihen dy librat e botuar në origjinal nga shtëpia botuese “OMBRA GVG”: “Pothuajse dje” (2012) dhe “Homo antarcticus” (2015), libra të vlerësuar në Shqipëri me çmimet e “Panairit të Librit 2013”, “KULT 2013”, dhe “Albanian PEN 2016”. Përkthimi i “Negative space” nga Ani Gjika, cilësohet nga kritika si një përkthim brilant.

Ky është konkurrimi i dytë, pasi për botimin në Angli të “Negative space” nga shtëpi botuese ‘Bloodaxe’, Ani Gjika është vlerësuar më parë me çmimin ‘English PEN’ dhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA. “Negative space” tashmë është një nga librat e rekomanduar nga Poetry Society në Angli, Poetry Society në Amerikë, revista World Literature Today, etj. “Lleshanaku ka një talent trullosës në kapjen e shenjave të rrënimit tonë”, shkruan Nick Ripatrazone për “The Millions”.

© ZHURNAL 05.02.2019, 10:03 | E.D. | 1,290 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm