Fyerje të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë!
opinion
Fyerje të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë!

Fyerje të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë!

Shkruan QEMAL MUSLIU

Për të qenë turpi i turpit edhe më neveritës, këto fyerje, për turp u duartrokiten nga deputetë e dy palëve: PS.-së dhe PD.-së!


Ish kryeministri dhe kryeministri aktual, janë dy persona kyç në politikë bërjen e shtetit Shqiptarë dhe në tërë trojet autoktone shqiptare. Pra, Kryeministri i shtetit (gjysmë shtetit) Shqiptarë, përfaqëson jo vetëm shtetin oficiel ku vepron, por edhe tërë shqiptarët kudo, në trungun amë dhe në rruzullin tokësor. Kjo na pëlqen a s`na pëlqen, bënë apo s’e bënë, kjo kështu. Kështu është deri diku me kushtetutë, dhe me të drejtën pozitive-Zakonore Shqiptare. Madje, për të qenë turpi edhe më turpshëm, këta, kanë edhe tituj akademik dhe kanë ndikim (për fat të keq) në shoqërinë e gjerë shqiptare, brenda dhe jashtë kudo në mesin shqiptarë!. Jo vetëm KËTA, po edhe shumë nga votuesit kanë dozë të afërte të urrejtjes: socialist-demokratë! Më tepër kanë hallin e urrejtjes se sa të Zhvillimit dhe të kushteve më të mira për jetë! Kjo u pa në Parlament: LIVE. Çka pret Rinia e “shkretë” nga ky vokabular i ndytë?! ... Përfundimisht mundet të konstatohet se, këta nuk e kanë dertin e progresit, por brengën se, cili po ia del, ta përbuzë dhe ta ule për tokë, sa më turpshëm! Duke harruar armiqtë e kombit, si: grekun, serbin dhe sllavët në Maqedoninë shqiptare!

Për të qenë turpi edhe më neveritës, deri në kulm të qiellit, njëra palë i duartroket njërit, e pala tjetër tjetrit!!!  Thua se, ku menditë se çfarë marifeti dhe çfarë mençurie thanë! Duartrokitjet rënduan edhe më vokabularin ofendues. Popull, popull dijeni mirë e hollë se, me votën e juaj, o vazhdoni ta lini në Shqipërinë në TERR, dhe pa RINI. O votoni Ata që ju sjellin: DRITË dhe me RINI, e me zhvillim e ardhmëri për trashëgimtarëve të Juaj, vendit dhe mbarë kombit, dhe më gjerë!

Aktorët e kësaj skene, a mundet të gjithë të jenë të lidhur nga frika, apo nga interesi dikujt, nga brenda, apo nga ndonjë porositës i jashtëm ?! Kaq ky numër i madh, të jenë armiq të Shtetit Amë – Shqipërisë dhe të të gjithë popullit shqiptarë, nuk e besoj, pa ndonjë qëllim djallëzorë! Urrejtja është djallëzore, ndërsa respekti e dashuria janë HYJNORE. Vallë  mos u mungon ndërgjegjja njerëzore?!

Të gjithë këta “zjarr-dhezës” dhe duar “ngrohës”, e dinë se, kombi dhe trojet autoktone shqiptare janë copëtuar, dhe po copëtohen edhe sot?! Derisa në Tempullin e shenjt të Shtetit, gjejnë forcë, për t`ia zbardhin dhëmbët, si të jenë të tërbuar, duke u grind mes vedit?! Le të i shikojnë procesverbalet dhe stenogramet, sa kohë kanë harxhuar për grindje individuale? sa kohë kanë harxhuar për ekonomi dhe zhvillim? dhe sa kohë kanë harxhuar për hallin e tërë trojet autoktone shqiptare?! ... Për këtë të fundit ZERO, ZERO minutë! Siç dihet, sot populli shqiptarë jeton në gjashtë njësi që quhen: Shtete! Dhe Trungu Amë, dita ditës po zbrazet shumë më shumë nga, RINIA. Kjo gjeneratë më e shenjta e një kombit, po e merr rrugën e trishtimit dhe pa “kthim” në katër anët e botës!

A e dinë këta zotëri se, me votat e popullit, që i kanë “marrë” për ta zhvilluar dhe ndërtuar vendin, me qëllim të bëjnë një jetë sa më të begatshme dhe sa ma me standarde, të kësaj kohe?!

A e dinë këta zotëri se, mu në gjirin e shteti Amë- Shqipëri, ka vendbanime me jetë dhe standarde mesjetare! Mu aty afër, që mundet ta kenë dëgjuar me veshët e gjallë, ku dalin zëra çoroditës nga ai vend i shenjtë, aty ku shahet me fjalorin më të ulët, pa vërë vijë ndarëse, në anëtarët e familjes: nënë (emri i shenjtë), grua (me kanun shqiptarë e, pa prekshme nga i huaji) fëmijë e, të gjithë familjarët pa përjashtim!!!

Prandaj protesta e studentëve është më se me vend, dhe në kohë, por ç`të  bësh, kur mungon organizimi i mirëfilltë, interesat dhe botëkuptimet nga më të ndryshme (rruga e humbur në oborr) dhe të manipuluar, nga katër anët, e sidomos nga partitë e mëdha që kanë bërë një përzierje (një lëmsh) që kush nuk mundet të ia gjejë fijen (Nyja e Gordit) Po e deshtën  vedin, vendin dhe perspektivë jetës së mirëfilltë njerëzore, këta tërhiqen dhe në një afat sa më afërte, ua japin pushtetin dhe qeverisjen e institucione shtetëror gjeneratave të REJA. Dhe këta shkojnë në pension, apo punë ku kanë aftësi, por assesi të merren me Politikë: Sa më parë jashtë qeverisjes, jashtë parlamentit, këto struktura dhe të moshuarit e këtyre tre, subjekteve.

Kohë më parë me shumë arsye gazetari, Ylli Rakipi, i quajti tri banda si: Edi Rama, Berisha e Basha dhe Ilir Meta: “Që bënë shtetin rrafsh tepsi”!

Pse këta “patriotë” një herë të vetme në parlament, nuk e ngritën mllefin e, as zërin “mitur” ndaj njëmijë e njëqind të zezave, që i bënë popullit shqiptarë dhe trojeve autoktone, si nga: greku, serbi dhe nga sllavët në Maqedoninë shqiptare?! Këtë që bëri greku ndaj shteti të quajtur tani: Maqedonia e Veriut, është dashur ta bëjë, Shteti Shqiptarë nëpërmes institucione përkatëse, me akademitë, me historian e me shumë të tjerë, kur dihet historikisht këto troje ishin: Ilire - Dardane!

Të gjithë shtete për rreth Nesh, tallen dhe bëjnë çka t`i teket ndaj çdo gjëje që është shqiptare, për TURP!
Fyerjet të turpshme dhe të pa dëgjuara ndonjëherë, të bënë edhe më neveritëse: kur fyerjet duartrokiten nga deputetë e dy palëve: PS.-së, PD.-së dhe LSI-së! Këso turpe e, këso ofendime më të ulëtat, prekën jo vetëm qiellin shqiptarë, por gjithë andej kudo që punon, frymon e jeton, çdo shqiptarë. Kjo sjellje kaq e ulët, janë rreze dëshpërimi, rreze zhgënjimi dhe rreze që “stimulon” RININË, të largohet kush nga, “sytë këmbët”.

© ZHURNAL 04.02.2019, 09:57 | Xh.I. | 6,139 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."