Fransua Vijo - një ndër poetët kryesorë të Francës, vrau një prift dhe drejtoi një bandë grabitësish
kulture
Fransua Vijo - një ndër poetët kryesorë të Francës, vrau një prift dhe drejtoi një bandë grabitësish

Fransua Vijo - një ndër poetët kryesorë të Francës, vrau një prift dhe drejtoi një bandë grabitësish

I lindur në Paris në vitin 1431, Fransua Vijo, konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të Francës. Vepra e tij më e famshme është “Le Grand Testament”, një libër monumental që tregoi zotërimin prej tij të një forme poetike superiore, si dhe mendimet e tij mbi kënaqësi të tilla si pleqëria, sëmundja dhe frika ndaj vdekjes.

Megjithatë, Vijo e kaloi një pjesë të madhe të jetës në burg. Në vitin 1455, ai u përfshi në një konflikt, gjatë së cilit qëlloi me thikë për vdekje një një prift. Megjithëse u dënua fillimisht me vdekje, dënimi i tij u reduktua në dëbimin nga Parisi. Dhe madje edhe ai dënim simbolik, ndryshoi shpejt me një falje mbretërore.

Menjëherë pas kthimit të tij, ai u vu në krye të një bande që vodhi monedha ari nga Universiteti i Parisit, ndaj dhe u dëbua përsëri. Gjatë njërës prej periudhave të burgosjes, Vijo shkruante se i vinte keq për sjelljet e tij të mëparshme, por rehabilitimi i tij nuk zgjati shumë. Pas arrestimit të tij të radhës për rrahjen e një personi, Fransu Vijo iku nga Parisi për herë të fundit, dhe prej tij nuk pati më asnjë lajm.

© ZHURNAL 04.02.2019, 10:23 | E.D. | 898 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."